Martesa politike e Musk-ut shpërtheu të enjten, kur presidenti Trump u shpreh “shumë i zhgënjyer” nga kritikat e ish-këshilltarit dhe donatorit të tij kryesor, përpara se të dy të shkëmbenin fyerje në rrjetet sociale.
Gjatë konferencës së përditshme të Komisionit Europian, zëdhënësja Paula Pinho u pyet nëse Musk kishte kontaktuar me Bashkimin Europian për të zhvendosur bizneset e tij ose për të hapur të reja.
“Ai është shumë i mirëpritur,” u përgjigj ajo me një buzëqeshje.
Zëdhënësi për teknologjinë i Komisionit, Thomas Regnier, shtoi seriozisht se “të gjithë janë vërtet shumë të mirëpritur për të nisur dhe zgjeruar bizneset në BE”.
“Kjo është pikërisht qëllimi i iniciativës ‘Choose Europe’,” shtoi ai, duke iu referuar një programi të BE-së për mbështetjen e start-up-eve dhe kompanive në rritje.
Musk ka qenë kritik i shpeshtë i Bashkimit Europian me 27 vende duke sulmuar ligjet dixhitale të BE-së si censurë dhe duke kritikuar udhëheqësit e saj, ndërsa mbështet fuqizimin e ekstremit të djathtë në Gjermani dhe vende të tjera, raportojnë mediat.
Përplasja e tij me Trump e bëri presidentin të kërcënonte heqjen e kontratave qeveritare që kapin vlerën e 18 miliardë dollarëve ndërsa Musk u përgjigj se do të ndalojë një program kritik amerikan për anije kozmike.
Duke shpjeguar mosmarrëveshjen, Trump tha se Musk kishte “çmendur” për shkak të një plani për të ndalur subvencionet për automjetet elektrike në projektligjin e ri të shpenzimeve në SHBA dhe kjo përplasje çoi në rënien e aksioneve të kompanisë Tesla.
Komente
