FIER-Këshilli Bashkiak i Fierit me votë unanime vendosi të rrisë pagat, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Kryebashkiaku, Armando Subashi e bëri pagën e tij mujore 2.9 milionë lek (të vjetra), ndërsa tre nënkryetarët, Adela Hysenaj, Andius Olldashi dhe Eleni Gjikondaj do të paguhen 2.2 milion lekë (të vjetra) në muaj. Një rritje kjo që shkon në mbi 80 për qind.
Ndërsa për administratorët e njësive vendore dhe për drejtorët e drejtorive, rritja do jetë 22 deri në 25 për qind. Ndërsa për vetë këshilltarët që “vulosën” vendimin rritja do jetë 10%. Mbledhja e këshillit bashkiak është zhvilluar disa ditë më parë pa praninë e medias, por vetë Subashi u kujdes të publikojë në facebook kartonat jeshilë të demokratëve.
Nga kjo rritje u përjashtuan 817 punonjës të shërbimeve, si shoferë, magaziniere, sanitare, etc.të cilët do vazhdojnë të marrin pagë minimale.
Komente

Subashi ska nevoje per rroge.spo gjen dot vend per ato qe ka vjedh me benqimet me shoke.
PërgjigjuKeshtu e kan fieraket pakesoi buken e shtoi drurin..hallall
Përgjigju