Sociale

Pas Sarandës, kroçera ‘National Geographic Orion’ ankorohet në Portin e Durrësit! 108 turistë amerikanë vizitojnë Shqipërinë (VIDEO)

25 Qershor, 12:41| Përditesimi: 25 Qershor, 15:17

  • Share

Pas ndalesës në portin e Sarandës, Durrësi është stacioni i dytë shqiptar ku ankorohet “National Geographic Orion”.  Në bordin e saj ndodhen 108 turistë amerikanë, të cilët e kanë nisur itinerarin nga Greqia dhe do të qëndrojnë për dy ditë në vendin tonë për të lundruar më pas drejt Kroacisë.

Në axhendë kanë vizitën në Durrës, lagunën e Karavastasë, me fokus të veçantë pelikanin kaçurrel dhe më pas qytetin historik të Krujës.

“Jam shumë i lumtur që solla anijen në Durrës. Shqipëria është një vend i veçantë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Dua që miqtë e mi të njohin Shqipërinë reale, dhe sa më shumë të punohet për turizmin, aq më shumë do të rritet interesi për këtë vend", u shpreh kapiteni i anijes “National Geographic Orion”, Alex Dudov. 

"Sot mirëpritëm kroçerën ‘National Geographic Orion’ që për herë të parë ndalet në Durrës. Kjo është një anije e specializuar për turizëm aventurier dhe ekspedita. Ajo ka ardhur nga Saranda dhe turistët do të vizitojnë disa nga zonat më tërheqëse të vendit. Anija pritet të rikthehet edhe pesë herë të tjera gjatë këtij viti në portet tona, si dhe ka planifikuar vizita edhe për vitin e ardhshëm", tha Kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja.

“National Geographic Orion” është një anije 102 metra e gjatë dhe 14 metra e gjerë, me 50 kabina dhe një ekuipazh prej 70 personash. Ajo është e pajisur me mjete zhytjeje dhe mjete të vogla transporti, të cilat vihen në dispozicion të turisteve për të eksploruar zonat bregdetare dhe reliktet nënujore.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?