Politikë

Pas Selitës, deputeti Erion Braçe denoncon të tjera PAMJE në Tiranë: Te pallatet ‘Agimi’ mbeturinat në rrugë, na dëmton! Si u lëvizën koshat?

2 Gusht, 22:13| Përditesimi: 2 Gusht, 22:34

  • Share

Pas denoncimit që bëri për gjendjen e ndotjes nga mbeturinat në qendrën e Selitës në Njësinë nr. 5 në Tiranë, deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar edhe për një tjetër pamje nga koshat e mbeturinave që janë vendosur duke penguar qarkullimin në rrugë.

Ligjvënësi ngre shqetësimin se kjo situatë dëmton krejtësisht imazhin dhe krijon pakënaqësi dhe probleme te banorët, ndërsa mund të zgjidhet shumë lehtë. Ai thekson se kjo është bërë pa paralajmërim dhe shqetëson qytetarët e kryeqytetit.

Teksa poston video-mesazhin në Facebook, Braçe nënvizon se punët duhet të bëhen edhe me përfshirjen e qytetarëve, për të shmangur tensionet dhe përgjegjësitë e panevojshme.

Postimi i Erion Braçes në Facebook:

“Tirana 5 (Njësia)! Në anë të pallateve ‘Agimi’, buzë Unazës qenka e thjeshtë për të lëvizur koshat e mbetjeve! Vetëm në Selitë është e vështirë. Por pa lajmëruar njerëzit, ndodh kjo që shihni dhe që është një pamje që dëmton pafund. Nuk shkon! Nuk zgjidhet bllokimi i korsisë së re të emergjencës në këtë mënyrë.

Në anë tjetër, punët duhen bërë me njerëzit, jo pa ta, ndryshe ndodh kjo që shohim dhe kjo bën përgjegjës edhe banorët, qytetarinë e tyre!”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 03/08/2025 13:59

    Po te shkosh ne terminalin e autobuzave te Jugut ne Tirane plehrat jane sheshit ,nuk e di a ka punonjes pastrim territori dhe drejtor nga Bashkia e Tiranes ne ate zone!!??Shume turist qe zbresin ne Rinas nisen per ne Jug nga ai terminal qe eshte mes plehrave eshte skandal pa llogaritur demin qe shkaktojn ato plehra per qytetaret shqiptare qe udhetojn gjithe vitin.

    Përgjigju
  • I indinjuari: 03/08/2025 10:01

    Tek pallatet Agimi tek trotuari qe tregon Erjoni ne video trotuari eshte bere i pakalushem nga keta kazane plerash gjigande ku me pare ka qene si bulevard dhe pasterti. Beni dicka per te liruar hapesiren se eshte per te ardhur turp nga ata kazane aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?