Politikë

Pas Selitës, deputeti Erion Braçe denoncon të tjera PAMJE në Tiranë: Te pallatet ‘Agimi’ mbeturinat në rrugë, na dëmton! Si u lëvizën koshat?

2 Gusht, 22:13| Përditesimi: 2 Gusht, 22:34

  • Share

Pas denoncimit që bëri për gjendjen e ndotjes nga mbeturinat në qendrën e Selitës në Njësinë nr. 5 në Tiranë, deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar edhe për një tjetër pamje nga koshat e mbeturinave që janë vendosur duke penguar qarkullimin në rrugë.

Ligjvënësi ngre shqetësimin se kjo situatë dëmton krejtësisht imazhin dhe krijon pakënaqësi dhe probleme te banorët, ndërsa mund të zgjidhet shumë lehtë. Ai thekson se kjo është bërë pa paralajmërim dhe shqetëson qytetarët e kryeqytetit.

Teksa poston video-mesazhin në Facebook, Braçe nënvizon se punët duhet të bëhen edhe me përfshirjen e qytetarëve, për të shmangur tensionet dhe përgjegjësitë e panevojshme.

Postimi i Erion Braçes në Facebook:

“Tirana 5 (Njësia)! Në anë të pallateve ‘Agimi’, buzë Unazës qenka e thjeshtë për të lëvizur koshat e mbetjeve! Vetëm në Selitë është e vështirë. Por pa lajmëruar njerëzit, ndodh kjo që shihni dhe që është një pamje që dëmton pafund. Nuk shkon! Nuk zgjidhet bllokimi i korsisë së re të emergjencës në këtë mënyrë.

Në anë tjetër, punët duhen bërë me njerëzit, jo pa ta, ndryshe ndodh kjo që shohim dhe kjo bën përgjegjës edhe banorët, qytetarinë e tyre!”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?