Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Europian ka shprehur përpjekjet e disa liderëve të Ballkanit Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës. Së fundmi ka qenë Ana Pisonero, zëdhënëse pranë Komisionit Evropian, e cila e pyetur për qëndrimin për 'Open Balkan' ka nënvizuar se BE-ja i mirëpret angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal, derisa e thekson rëndësinë thelbësore të gjithëpërfshirjes.
Në një përgjigje për gazetën "Express", Pisonero thotë se duhet të përparohet për projektin e tregut të përbashkët.
“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.
Ajo në fund ka thënë se BE-ja është duke krijuar mundësi investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe se tashmë i takon rajonit që t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrën e duhur.
“Ne po sjellim mundësi të rëndësishme investimi në rajon nëpërmjet Planit Ekonomik dhe atij të Investimeve. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke e shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke ngritur një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE-së”, ka përfunduar Pisonero.
Ditën e djeshme një zëdhënës i DASH i tha Zërit të Amerikës se SHBA u bëjnë thirrje udhëheqësve në rajon “të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre”. Thuajse në të njëjtën linjë ka qenë së fundmi edhe Qeveria gjermane, e cila kërkon gjithëpërfshirje.
Pasi qeveria gjermane ka dalë hapur në mbështjetje të nismës "Ballkani i Hapur", ka reaguar kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë qe qeveria gjermane përveçse e mbështet nismën kërkon me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.
Në iniciativën “Ballkani i Hapur”, që më herët njihej me termin “mini-Shengeni”, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohej në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Me 29 korrik 2021, kur “mini-Shengeni” e ndryshoi emrin gjatë një forumi ekonomik në Shkup, Rama, Vuçiq dhe Zaev edhe njëherë i ftuan vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen nismës. Nismat për bashkëpunim rajonal po i përkrahin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.
As BE-a dhe as SHBA nuk e mbëshesin këtë katrahur serbe, na thuani një emër të DASH ose edhe një emër të një zyrtare të lart të BE-s , por jo nuk ka sepse nuk nuk e mbështesin okupimin e Shqipërisë, Maqedonis …nga Rusia dhe Kina!!!! Kjo ”mbështetje” ka dal nga Rama Dhe Vuqiqi !!!
PërgjigjuDemek SHBA dhe BE punojne per serbin e per rusin ku ku none cna degjojne veshet
PërgjigjuIthua po kujt ithua o SHBA BE DAULLET BIEN PER ATA QE KANE VESH E JO PER SHURDHET
PërgjigjuSHBA dhe BE po na mashtrojn. 'Ballkani i Hapur' eshte iniciative kriminale. Rama deshiron te rindertoj Jugosllavine dhe te bej Sorrosin mbret. Sorrosi do garantoj fondet, ndersa Illuminati do kontrolloj cdo gje nga distanca. Te gjithe se bashku do krijojn nje linje treni ekspres per te transportuar drogen nga Shqipria per ne Holland (duke kaluar nga Serbia), me ndermjetesimin e Lulit me te cilin do bashkeqeverisin. Keto i kam degjuar me veshet e mi si deshmitar okular ne bisedat qe bente Vucici me drogaxhiun Rama.
PërgjigjuTurkalvanos i poshter, pse tallesh me gjera te verteta? Ti nuk je deshmitar, por thjesht nje mashtrues. Ndersa une them te verteten: Zoti me thote cdo nate se Rama po tradheton Shqiperine per interesat e Illuminatit. Shqiperia nuk behet. IKNI nga ky vend... Ikni te gjithe! Zoti ju bekoft, rrace e keqe!