Pas SHBA edhe Britania e Madhe godet krimin e organizuar serb në veri të Kosovës, shpall ‘non grata’ Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç

9 Dhjetor 2022, 11:05| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:30

  • Share

Goditja e krimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit në veriun e Kosovës është tashmë objektiv i rëndësishëm i vendeve të Perëndimit. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot ka qenë vendimi i Britanisë së Madhe për të futur në listën e zezë të sanksioneve disa persona dhe kompani si pjesë e organizatave kriminale, që veprojnë në fushën e kontrabandës në mallrave dhe pastrimit të parave.

Me tyre është protagonisti kryesor i krimit të organizuar dhe korruptimit të politikanëve në Veri të Kosovës është Zvonko Veselinoviç. Në listën e sanksioneve, është edhe Milan Radoiçiç, ish nënkryetari i partisë Lista Serbe dhe i akuzuar si përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Pjesë e listës është edhe Zhelko Bojiç, ish-shef i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Veriun, i cili gjithashtu është i lidhur me vrasjen e Ivanoviçit dhe kërkohet nga institucionet e Kosovës.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka njoftuar sot një valë të re sanksionesh që synon aktorët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikt. Kjo valë, e bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë, shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut.

Në listë janë 18 persona të përfshirë në shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut dhe 6 autorë që qëndrojnë pas dhunës seksuale.  5 persona të tjerë janë vënë në shënjestër për përfshirjen e tyre në korrupsion serioz dhe financime të paligjshme. Paketa përfshin individë dhe subjekte të përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të rënda – duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.

“Këto sanksione demonstrojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve, kudo”, thuhet në njoftimin e Britanisë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?