Presidentja Vjosa Osmani

Pas SHBA-së, edhe presidentja Vjosa Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

8 Dhjetor 2021, 21:05| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 21:09

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës. Arsyeja e bojkotit të këtij organizimi nga Osmani është shkelja e të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze. Kjo është bërë e ditur nga këshilltari për median në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina.

Kupina tha se vendimi i Vjosa Osmanit vjen pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”, tha Bekim Kupina.

Madje ai theksoi se ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por se Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitete zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Vendimi për bojkotim nga ana e shteteve të mëdha vjen pas thirrjeve nga popullatat e tyre, me arsyetimin se autoritetet kineze po vazhdojnë keq-trajtimin ndaj myslimanëve ujgurë, si dhe shtresat e tjera të popullsisë.

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” nga atletë në disa disiplina

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/12/2021 22:22

    Lepiresat e Amerikes , kur do tregoni pak dinjitet te flisni me gojen tuaj pa frike o legena

    Përgjigju
    • Sena: 08/12/2021 23:36

      Jane servila të shpifur

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?