KRUJË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së fqinjit pas një sherri. Pas disa konflikteve të vazhdueshme i riu ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së fqinjit duke kanosur atë dhe familjarët.
Ishte vetë fqinji që ka bërë kallëzimin në polici. 18-vjeçari Qerim Mali rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
