Kronikë

Udhëton nga Franca në Tiranë për të takuar të dashurin por gjen vdekjen prej tij! 26-vjeçari shqiptar e qëllon me thikë të renë ganeze e më pas hidhet nga kati i 8 i pallatit! Vdes në vend

2 Tetor 2021, 18:30| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 22:49

  • Share

Takimi i parë pas muajsh largësie ka rezultuar dhe i fundit për çiftin e të rinjve të dashuruar, 26-vjeçarin nga Dibra Klinton Pira, dhe 31-vjeçaren nga Gana me shtetësi franceze Jawsackie Jaboah.

Vetëm pak orë pasi kjo e fundit kishte mbërritur në Tiranë nga Franca u takua me të dashurin e saj në banesën e marrë me qira ditore por që nuk rezultoi si një 'strofull pasioni' por skena e një krimi të rëndë pasioni, i denjë për tragjeditë e klasicizmit grek.

Pas një sherri në dhomë, 26-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë poshtë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital.

Ndërsa Klinton Pira pasi kishte kryer aktin makabër, tenton fillimisht ta ndjekë 31-vjeçaren, por vetëm 2 kate mundi të zbriste dhe ashtu në gjaknxehtësi e sipër ngjitet serish në katin e tetë për të bërë aktin fatal për jetën e tij dhe hidhet nga lartësia. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore. 

Report Tv ka mësuar se familja e djalit jetonte në Laprakë. Djali ka ardhur para një muaji e gjysmë nga Anglia.  31-vjeçarja ganeze kishte mbërritur vetëm sot në Shqipëri, në orët e drekës, dhe ka fluturuar nga Franca. Çifti ishte njohur në Angli.

26-vjeçari shqiptar nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal. Ai vetë ka shkuar në Rinas sot për ta marrë në aeroport të dashurën, ndërkohë që kjo e fundit përmes booking e ka marrë me qira banesën ku ndodhi ngjarja. 

Nga një vështrim i thjeshtë në rrjetet sociale të djalit duket se çifti kishte një marrëdhënie solide. Shpesh 26-vjeçari Pira postonte foto me të dashurën e tij duke i shprehur ndjenjat. Duket se një histori e bukur dashurie përfundoi në një tragjedi të vërtetë në Tiranën e pasdites së sotme.

Arsyet e këtij krimi makabër mbeten për tu zbardhur nga hetimet, të cilat i ka marrë në detyrë Prokuroria e Tiranës dhe ka nisur tashmë punën në terren. Ndërkohë që poshtë dhomës të marrë në qira nga çifti u dëgjuan në fund vetëm klithmat e një nëne e cila ashtu mes lotësh dhe ulërimash pyet "O Jot, ç'ka ndodhur kështu o shpirt i mamit?"

Ora 20:34
VIDEO/ 'O Jot, ç'ka ndodhur o shpirt i mamit', mamaja e 26-vjeçarit që u hodh nga kati i 8 rrëqeth me ulërimat në vendngjarje

 

Në vendin e ngjarjes të tragjedisë së pasdites së sotme ku një 26-vjeçar vrau të dashurin e tij 31-vjeçare nga Gana dhe më pas veten ka mbërritur edhe mamaja e të riut shqiptar.

"O Jo, ç'ka ndodhur o shpirt i mamit", dëgjohet të thotë ajo. Ndërkohë që ulërimat e saj kanë rrëqethur banorët e zonës.

Ora 20:07
U vra nga i dashuri shqiptar në ditën e parë të mbërritjes në Shqipëri, 31-vjeçarja ganeze kishte vetëm pak orë në Tiranë! U njoh me 26 vjeçarin në Britani

1633193695_Sequence03.00045017.Still030.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme ku humbën jetën 2 të rinj në Tiranë.

Mësohet se 31-vjeçarja ganeze kishte mbërritur vetëm sot në Shqipëri, në orët e drekës.

Pak orë pasi ajo kishte udhëtuar nga Franca në drejtim të Tiranës ajo është qëlluar me thikë nga i dashuri shqiptar, 26-vjeçari Klinton Pira, i cili kishte 1 muaj që kishte ardhur në Shqipëri.

Ora 19:10
"Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time", e vrau sot në dhomë, mesazhet plot pasion të 26-vjeçarit për të dashurën

1633194473_Sequence03.00025309.Still032.jpg

"Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time! Të dua bukuroshe

Unë të premtoj se do ta mbaj zemrën tënde me përkujdesje dhe ta ruaj atë me dashuri", janë disa nga mesazhet që i ka shkruar të dashurës së tij 31-vjeçare na Gana, 26-vjeçari shqiptar Klinton Pira.

 

Ora 18:54
E reja nga Gana, djali nga Shqipëria! Zbulohet fotoja e çiftit që vdiqën sot tragjikisht në Tiranë

1633193695_Sequence03.00045017.Still030.jpg

Në foton e mësipërme janë Klinton Pira 26-vjeçar nga Dibra si dhe Jawsackie Jaboah nga Gana e Afrikës, që vdiqën sot në Tiranë në rrethana tragjike.

1633194473_Sequence03.00025309.Still032.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 03/10/2021 06:20

    "Lemeri me sy", boll me me keto komente idiote. Duket qe jeni njerez qe ose keni qene askushi ne Shqiperi dhe per dy kacidhe leke ne perendim shisni kedo, ose thjesht keni mllef brenda. Cfare po na brockullisni sikur perendimi na qenka parajse. Nuk ka vende me te pasigurta se sa Parisi, Roma, Berlini, Londra, Barcelona, Madrid, New York, Chicago, San Franciso etj. Qytete te mbushura me varferi dhe krim. Jo cdo gje eshte "infrastrukture". Rruge te bukura, spitale te bukura, e varferi ekonomike ekstreme, borxhe, varferi shpirterore etj. As dijme asgje se cfare ka ndodhur se as artikulli nuk tregon ndonje gje. Mos komentoni idiotesira kot. Nese doni me ik nga Shqiperia, vendosini te gjitha qe keni per shitje, se ka bleres plot mos u merakosni. Drr vrr gjithe kohen.

    Përgjigju
  • Tubi: 03/10/2021 00:31

    Mund te kete dhe variant tjeter,ganezja duke pare se ne cfate mut vendi ka ardhe ka qelluar vehten me thike e djaloshi nga deshperimi la bere hedhje nga ballkoni,cudirat nuk kane fund tek ne.

    Përgjigju
  • Tani: 02/10/2021 23:34

    C'PUNE ke me Ganezen more hajvan ,,pak vajza ka shqiperia. ...

    Përgjigju
    • Rimi: 03/10/2021 06:41

      Po pra, mund te kishte vrar nje shqiptare

  • Elsa: 02/10/2021 21:40

    Nëse nuk e donte më jetën, të vriste veten dhe aq. Me vajzën në lule të jetës nuk kish punë. Burra, nëse nuk e doni jetën, vrisni veten, jo tjetrën.

    Përgjigju
  • Anglezi: 02/10/2021 20:26

    Ka dash nenshtesi franceze shoku dhe ia ka kap fillin Ganezja.

    Përgjigju
    • Agjenti: 03/10/2021 09:49

      Tamam

  • Arlino: 02/10/2021 19:30

    Ka shqiptar por ka dhe ganeze.Ai e goditi me thike dhe ajo e fluturoi nga dritarja.Kushedi ca i ka brockollitur ky ne internete a ne Angli ku kane qene kur edhi ajo pa lemeri me sy,ika neser une do ti kete the ajo se nuk je per mua me kaq mbaron historia.Nxori kamen miku se i prishi planin dhe ajo si e fuqishme dhe pse e palgosur e ka thyher ne mes e ka vervitur nga ballkoni

    Përgjigju
  • Larua: 02/10/2021 19:07

    E ka gjetur ne internet ky tipi ose kur do ket qene ne azil ne france kete gocen dhe e ka ftuar per martes per letra .Do ket ardhur ajo ne shqiperi por pasi e ka pare ca ka qene sdo kete pranuar e jane zene.Ky do ta ket goditur me thik se ajo sdo ket pranuar dhe nje te shtyre do ti kete bere zezakja nga ballkoni dhe e ka fluturuar shqiptarin me gjithe rrecka .Kal dal per ndihme ajo por sekretin e mori me vete se vdiq nga thikat e ketyre cunave qe cfare nuk bejne te martohen per letra.Po nuk ishte keshtu historia prim mua koken.

    Përgjigju
  • lola: 02/10/2021 18:07

    nje pyetje per gazetarin e nderuar sokol. kush ju siguron qe se ka therur dikush vajzen dhe hedhur djalin? kot po them. edhe ai te rogneri u hodh

    Përgjigju
    • Arbër: 02/10/2021 20:14

      Këtu është e vërteta, personi i tret e sa për policin do mbetet vrasje me vetëvrasje. Tmerri në këtë vend nuk ka fund

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?