Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë 34- vjeçari, M. D, pasi mbrëmjen e djeshme pas një sherri ka futur me force B.R,dhe e ka marrë peng në mjetin e tij
Gjithashtu në pranga është vënë një 40- vjeçar nga Korça pasi ka qënë i dënuar nga Gjykata e Apelit për kundërshtim të punonjësve të policisë
Deklarata e Plotë e Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.