Ish -sulmuesi i Manchester City dhe Liverpool, Mario Balotelli i është bashkuar skuadrës zvicerane Sion. Lëvizja vjen vetëm disa ditë pas përplasjes me menaxherin e skuadrës turke, Vincenzo Montella.
Italiani do të transferohet në klubin e 11-të, të klubeve të ndryshme gjatës karrierës së tij pas largimit nga skuadra turke Adana Demirspor.Ai u njoftua të mërkurën në mbrëmje nga klubi i tij i ri, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare.
Pasi marrëveshja e tij u konfirmua nga pala zvicerane, drejtori sportiv i Sionit, Barthelemy Constantin tha:
"Mario Balotelli do të na sjellë shumë në sulm pasi ai del nga një sezon i plotë dhe vjen me ne me besim. Ai është lloji i sulmuesit që na duhej, me vendosmëri të madhe. Është nder ta kemi atë me ne".
Sulmuesi u bashkua me Adana Demirspor në një marrëveshje trevjeçare në korrik 2021 dhe kishte shijuar disi një 'rilindje' në Turqi pas lëvizjes së tij nga Monza, por pas vetëm 13 muajsh në klub, ai është larguar nga skuadra e Super Ligës Turke, pas sherrit me ish-shefin e tij Montella. Italiani shënoi 19 gola për skuadrën turke sezonin e kaluar, rikthimi i tij i dytë më i lartë në një sezon pas 24 golave që shënoi për Nice në 2017-18.