VIP & Spektakël

Pas sherrit që degjeneroi në sharje e fyerje, Noizy dhe Enca sërish miq...! Këngëtarja befason me postimin e saj

23 Mars 2019, 09:47| Përditesimi: 23 Mars 2019, 09:54

  • Share

Enca dhe Noizy janë dy këngëtarët shqiptarë të dashur për publikun dhe rrezultojnë ndër më të klikuarit në rrjetet sociale dhe Youtube. Pas një sherri publik që degjeneroi në sharje e fyerje në rrjetet sociale duket sikur po rikthejnë paqen. 

‘Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ‘Bow Down’ është bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t, të cilët dikur kanë qenë pjesë e të njëjtin grup.

Mirëpo, këngëtarja dhe reperi u përfshinë në një sherr publik gjatë kësaj periudhe, i cili solli largimin e këngëtares nga grupi ‘OTR’.

Disa muaj më pas, Enca u detyrua të fshinte hitin në fjalë nga kanali i saj në ‘Youtube’ dhe vetëm pak orë më parë, ajo vendosi ta rikthente atë sërish.

“Sërish në ‘Youtube’, e di që ju ka munguar”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instastory’, duke bërë kështu të gjithë fansat të dyshojnë se ndoshta marrëdhënia midis saj dhe Noizy-t është kthyer si më parë. Kujtojmë se Enca dhe Noizy kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë sjellë shumë hite.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?