Kronikë

Pas sherrit qëllon vëllanë me thikë, arrestohet 16-vjeçari në Krujë! Pranga edhe një të riu në portin e Durrësit

5 Janar 2020, 09:11| Përditesimi: 5 Janar 2020, 11:55

  • Share

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një i ri është vënë në pranga. Sipas policisë i arrestuari është O.O, 16- vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. I riu pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllanë e tij, A.O 22 vjeç. I riu tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Ndërkohë në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe një 18-vjeçar, J.K banues në Kosovës. Ky person në Pikën kufitare të Portit të Durrësit tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?