Akulli dhe ngricat mbërthejnë rrugët! Në Dardhë kalimi vetëm me zinxhirë, izolohet Komuna e Dardhasit nga bora, pa drita disa fshatra

15 Janar 2021, 08:35| Përditesimi: 15 Janar 2021, 15:30

  • Share

TIRANË- Reshjet e dendura të  dëborës gjatë 24-orëve të fundit zbardhën qytetin juglindor. Trashësia e borës në Korçë ka arritur në 10 centimetra, ndërsa temperatura minimale ka zbritur në -7 gradë celsius. Në zonat malore trashësia e dëborës shkon nga 20 deri në 30 centimetra.

Gjatë natës është punuar dhe po mbahen të hapura aksi rrugor Qafë Thanë- Kapshticë dhe të gjitha akset e tjera nacionale të këtij qarku. Po kështu rrugët për në fshatrat turistikë Dardhë dhe Voskopojë janë të hapura, por këshillohet qarkullimi me zinxhirë për shkak të ngricës.

Fshatrat e thellë malorë, Dardhasi i Sipërm, Panarit dhe Lekas janë të izoluara nga bora. Reshjet kanë shkaktuar probleme për furnizimin me energji elektrike.

Reshje të dendura bore pati gjatë natës edhe në qarkun e Dibrës. Në Peshkopi, trashësia e borës shkon deri në 6 centimetra ndërsa në zonat malore deri në 15 cm. Për shkak të temperaturave të ulta janë krijuar ngrica në rrugë. Policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kukës e Pogradec.

Nga kompanitë kontraktore është punuar për të mbajtur hapura rrugët nacionale. Probleme me energjinë elektrike kanë fshatrat në Kalanë e Dodës dhe Lurë.

 

Ora 10:43
Moti i keq në Pogradec/ Pa energji elektrike disa fshatra, e bllokuar Bishnica

Si pasojë  motit të keq në Pogradec, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Mësohet se kanë mbetur pa energji Dardhasi, Proptisht dhe Hudenisht. Lëvizjet e mjeteve duhet të bëhet me zinxhirë, teksa mësohet se Bishnica ka mbetur e bllokuar dhe po punohet me traktor për ta hapur rrugën.

Ora 10:32
15 cm borë në Kukës! Të gjitha akset të kalueshme

Situata e motit ka qenë e qetë, e karakterizuar me ulje të temperaturave nën  zero gradë dhe reshje bore gjatë natës në qarkun e Kukësit. Lartësia e borës së re ka qenë 5 - 15 cm, teksa mësohet se të gjitha akset janë të kalueshme.

“Nga informacionet e marra nga kontraktorët që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore janë përfshirë nga reshjet e borës e ngricat. Nga Kontraktorët me kapacitetet e nevojshme po punohet për hapjen e kriposjen e tyre.

Kontraktorët kanë përdorë këto kapacitete;
Borëpastruse 24
Fadroma 10
Kamiona 10
Kamionçina 4
Eskavator 1 dhe punonjës 88’, njofton Prefektura.

Ora 09:02
Borë e ngrica, pamjet fantastike të liqenit të Pogradecit (FOTO)

Akulli dhe ngricat kanë pushtuar edhe rrugët e Pogradecit. Siç shihet nga fotot, shëtitorja në Pogradec ka dhuruar një pamje fantastike në këtë ditë të ftohtë janari.  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirembajtja: 15/01/2021 09:31

    Firmat e mirembajtjes rrugeve marrin leket dhe flene gjume dhe rruget i hapin malinat e ushtrise. Shikoni targat e makinrs borepastruese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?