Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale ka vlerësuar fjalimin që deputetja Rudina Hajdari mbajti në Kuvend për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga Komisioni i Vetingut.
Braçe shprehet se sot në Kuvend ka njohur anën e fortë të Rudina Hajdarit, pasi sipas tij ajo tregoi një qëndrim parimor përtej interesit të çastit apo personal e familjar.
“Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin ajo ishte e vogël; Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA.
Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj; të qenit parimore, përtej interesit te çastit, personal, familjar! Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë; ndaj nuk e keni parë kurrë deri tani në kuvend! Një njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë kete! E çmoj Rudinën për këtë;
Kur për kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën! I mundi përsëri! Është #drejtësia që të bën të fortë; #drejtësia frymezon!
#Drejtësia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e pastër, është me shume se çdo gjë, është ngjitëse më besoni! Prej themelimit te shtetit shqiptar, çdo regjim beri drejtësinë politike e të korruptuar te udhëheqësit, kurrë drejtësinë e barabarte për të gjithë! Tani është koha për #drejtesineere! 100 vite shkuan pa të; Ky është shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!”, shkruan Braçe
Erion djali, duhej te ishe kursyer ne levdata se Rudina jua di gjitha bemat nenes e babait te saj. E vetmja rruge per t’i shpetur maskarades se familjes se saj ishte pranimi si deputete, qe kuptohet ishte loja e Berishes me Fatmiren. Ajo te ishte vajze tamam te kerkonte zbardhjen e vrasjes se Azemit. Po te ishte politike e meriton titullin Hero Demokracie dhe Saliut ti tregonte vendin, por te vritesh per pazare armesh( gjithe tropoja e di) dhe te behesh hero vetem ne Shqiperi ndodh.
PërgjigjuNdajme ideologji te ndryshme... thote ky vigan i mendimit politik shqiptar. Se pari, as ajo as ti nuk keni ndonje ideologji. Se dyti, eshte logjikisht e pamundur te ndash nje karakteristike qe nuk eshte e perbashket.
PërgjigjuJu jeni te gjithe njesoj,i ban lozhe vajzes hajdutes,ti bashke me to i keni sigurua 7 breza.Ne pune dalin per qef .Ju jeni te gjithe qelbesira,hajduta,mashtrusa.Mjere populli me ju
PërgjigjuDmth vet ky kush eshte ky nuk e di , pohoi me gojen e tij për plerllekun e politilesheve qe degjeneruan kete vend për 108 vjet! Te gjithë qelbësira !
PërgjigjuRudina meriton me shume , do te duhej edhe ne parlament ta mbeshtesnin, vajze me personalitet e do Shqiperine. Keta te rinj i duhen vendit, jo servilet e kryetareve.., por nje problem eshte nese PD do e vendos ne listat e para..
Përgjigju