Drejtuesi politik i Bindjes Demokratike në Elbasan, Erjon Murataj

Pas Shkodrës e Lezhës, Patozi prezanton drejtuesin politik të 'Bindjes Demokratike' në Elbasan

27 Shkurt 2021, 14:32| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 14:34

  • Share

TIRANË- Pas drejtuesit politik në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike ka prezantuar emrin e njeriut që do të drejtojë fushatën elektorale në Elbasan. Ai është Erjon Murataj, me profesion jurist.

"Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur,  regjisorit të teatrit "Skampa", Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt. Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku", shkruan Patozi.

Më herët, ai ka bërë me dije se ekonomisti Tonin Uldedaj i cili do të koordinojë fushatën në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erions: 27/02/2021 16:26

    Ahahahhaa drita ne fund te pusetes.hahahahaa.nga e gjete kte mostren.ik o patos se asnje vot smer dot.

    Përgjigju
  • Enio: 27/02/2021 16:24

    Ku vete me kte llumin qe zgjedhjet e fundit ishte ne fier me siglen psd.ket tipin as familjaret e vet nuk e duan e jo ta votojne elbasonllinjte. Supermashtrues klasi pare.llum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?