Sociale

Pas Shkodrës konfirmohet sëmundja e murtajës në Dibër! Përgjegjësi i veterinarisë: Përgjigjet e analizave, pozitive! Eliminohen 345 krerë bagëti

10 Qershor, 09:39| Përditesimi: 10 Qershor, 12:04

  • Share

Konfirmohet rasti i dytë i murtajës së ruminanteve të vegjël në njësinë administrative Martanesh, bashkia Bulqizë. Lajmi u bë i ditur për Report TV nga Bilbil Hoxha, Përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Qarkun e Dibrës.

Sipas tij, sot kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i ISUV, të cilat rezultuan pozitive. Menjëherë specialistët e veterinarisë do të shkojnë në fermën e blegtorit Bajram Mata dhe do të eliminojnë 345 krerë bagëti.

Sakaq është vendosur ndalimi i transportit dhe tregtimit të bagëtive në distancën 10 kilometra nga kjo fermë.

Sëmundja virale që prek dhitë e delet konsiderohet e padëmshme për njerëzit, megjithatë mishi dhe qumështi janë rreptësisht të ndaluara në zonat e prekura nga murtaja.

Ky është rasti i dytë pas atij të Postribës në Shkodrës. Përhapja e sëmundjes është një kërcënim i drejtpërdrejtë për mijëra familje që jetojnë me blegtori.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?