Bota

Për herë të parë pas 200 vitesh, mesha e Krishtlindjeve në Paris nuk do të mbahet në Katedralen e Notre-Dame të shkrumbuar nga zjarri

22 Dhjetor 2019, 19:13| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 09:58

  • Share

FRANCË- Për herë të parë, pas më shumë se 200 vitesh, mesha e Krishtlindjeve nuk do të mbahet në Katedralen e Notre-Dame në Paris.

Pavarësisht punës me intensitet të lartë për të rikuperuar dëmet e shumta të shkaktuara nga zjarri i 15 prillit, Katedralja nuk është gati për të mirëpritur besimtarët francez më 25 dhjetor, lindjen e Krishtit. Zyrtarët bëjnë me dije se mesha do të zhvillohet në kishën pranë saj, në Saint-Germain l'Auxerrois.

Katedralja gotike 850-vjeçare, një sit i Trashëgimisë Botërore të 'Unesco' u shkrumbua nga flakët, teksa motivi nuk dihet ende edhe pse thuhet se ka qenë një pakujdesi që solli këtë tragjedi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë me dije se brenda 5 vitesh, ajo do të kthehet në gjendjen siç ka qenë. Për rindërtimin e saj u mobilizuan shumë shtete të botës, por jo vetëm nga ku u arrit që të grumbullohej një shifër që i kalonte 1 miliardë euro. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?