Studentë dhe aktivistë po zhvillojnë sot një protestë përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk ka dhënë asnjë përkrahje për ta gjatë këtyre muajve ku çmimet kanë shënuar rritje të lartë. Nisma zuri fill menjëherë pasi qeveria bëri publike masat për përkrahjen e disa grupeve në këtë kohë krize, po ndër të tjerë, nuk përfshiu studentët.
Studentët janë një grup shumë i prekur nga rritja e çmimeve, pasi qiratë dhe kostoja e jetës janë rritur shumë, ndërsa jo vetëm që nuk u është dhënë asistencë, po as nuk është diskutuar për lehtësim tarifash si në paketën e parë për rezistencë sociale, si në të dytën që propozoi dje qeveria.
“Pas shpalljes së paketës së dytë për asistencën, ka munguar suporti për një nga kategoritë më të prekura që janë studentët. Duhet të vuajnë çmimet e qerasë që janë rritur në mënyrë marramendëse, si në kryeqytet si edhe në qytete të tjera”, tha një student, ndërsa theksoi se kërkojnë subvencionim prej 100 mijë lekësh, sikur edhe po të mos jetë muaj për muaj, ashtu siç Albin Kurti vendosi në Kosovë.
Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thotë se është e paarsyeshme që qeveria të investojë për “dekorime” brenda Kryeministrisë, në kohën kur studentët lihen në harresë.
“Një nga tenderat e fundit, 4 milionë euro për dekorim të Kryeministrisë, që mund të investoheshin për studentët. Qeveria duhet të krijojë një perspektivë tjetër për arsimit. Në të gjitha qeveritë e botës, komuniteti i studentëve përkrahet”, u shpreh Qiraxhi.
Në mënyrë ironike, aktivistët i “akorduan” çmimin Nobel Edi Ramës, si kryeministri i vetëm në botë që nuk njeh komunitetin e studentëve.
Qeveria propozoi dje paketën e dytë të rezistencës sociale, më konkretisht:
PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE
NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjecc pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.
PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.
MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.
PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.
PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës
E para mos jetoni nrper shtepira private se nuk jeni sheike. Dhe e dyta punoni mbas dite si në ,për t'ja ulur shpenzimet baballarëve. Këtu jemi dhe po ju shikojmé .Mbushur kafenetë ju brezi i të "ardhmes' që mbasi mbaroni shkollat me " Sakrifica " merrni rrugët e botës dhe nuk mendoni për Shqipërinë. Haram ju qoftë orë studente edëpseze.
PërgjigjuShko jeto ne konvikt Pse qerane e apartamentit tend do paguake shteti me taksat tona o idiot. Apo do lek te piah kafe
Përgjigju