Pas përfundimit të sezonit futbollistik, klubi i Kukësit ka larguar trajnerin Orges Shehi.
Ky i fundit e drejtoi ekipin për disa muaj duke e nxjerrë skuadrën nënkampion të Shqipërisë. Vendin e parë kampion e zuri skuadra e Tiranës, ndërsa në vend të dytë qëndron klubi i Kukësit.
"Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen", thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.