Pas shpalljes ‘non grata’ nga Britania, duhet të largoheni nga PD? Berisha: Po i bëj nder demokratëve

22 Korrik 2022, 12:46| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 14:06

  • Share

 

Sali Berisha nuk heq dorë nga Partia Demokratike, ndonëse u shpall ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe.

"Unë po nderoj demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e shqiptarëve. Për të vërtetën dhe liritë e tyre. Unë jam i bindur se ata do kenë të gjitha shanset me votë, të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij vendimi. Kam bindjen e plotë se po mbroj sot, dhe koha po e tregon, sepse ata njerëz që ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron. Të themi të vërtetën. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen përditë. Derisa e detyruan Edi Ramën të bëjë antimiting. Çdo gjë e bëj për qytetarët shqiptarë. Jam i inkurajuar për një mbështetje në rritje nga ana e tyre", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha e konfirmon: Britania e Madhe më shpalli 'non grata'! Lidhje të qartë me grupet kriminale dhe korrupsion! I kujtohet afera me Damir Fazlliç


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?