Politikë

Pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar, Rama do të mbledhë nesër grupin parlamentar të PS të dalë nga 11 maji

10 Shtator, 17:47| Përditesimi: 10 Shtator, 17:50

  • Share

1756375061_ediram.jpg

Pas përfundimit të mbledhjes me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, në orën 09:45 në Pallatin e Kongreseve, ku pritet shpallja e kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim edhe me grupin e ri parlamentar socialist.

Mbledhja me deputetët e Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të zhvillohet po ashtu në Pallatin e Kongreseve. Grupi i ri parlamentar socialist nuk do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit, pasi ende nuk janë betuar si ligjvënësit e legjislaturës së ardhshme, proces që do të ndodhë të premten.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja në fjalë është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00, duke shënuar të parin takim të kryesocialistit dhe kreut të qeverisë, Edi Rama, me 83 deputetët socialistë dalë nga parlamentaret e 11 Majit.


Lajmi kryesor:

Rama shpall nesër qeverinë e re! Të premten betohen 140 deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, seancën e drejton Vasil Llajo


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?