Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv prej një muaji, ka nisur pastrimi i rërës në plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Aksioni është ndërmarrë nga bashkia e Fierit, në prag të nisjes së sezonit. Pastrimi po kryhet në dy faza, ku si fillim hiqen mbetjet e më pas bëhet sitja dhe nivelimi i rërës gjatë gjithë vijës bregdetare.
Problemi i ndotjes së lumenjve, mbeturinat e të cilave derdhen në det është ngritur me shqetësim prej një muaji në Report TV. Përmes pamjeve kemi treguar ndotjen në shtratin e lumenjtë dhe përrenjtë në mbarë vendin.
Edhe plazhi i Darëzezës me rërë kurative, ishte i mbushur me mbetje të shumta, siç shihet në pamjet e transmetuara nga Report Tv më datë 8 Maj. Por së paku, në këtë rast, bashkia ka reaguar duke nisur pastrimin e plazhit.
TE PASTROHET PLAZHET DHE TE PUNOHET RERA,,,ASNJE CM RERE TE MOS ZIHET ME LOKALE E KIOSKA,,,RERA TE JETE PER TE VENDOSUR CADRA,,,LOKALET E NDERTESAT TE BEHEN ATY KU MBARON RERA....
PërgjigjuDuhet të ngreje dikush nje shqetesim qe të pastrohet plazhi? Turp shtet bajgë!
Përgjigju