Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino

Pas Shqipërisë takime në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Infantino në Ballkan për zgjedhjet në FIFA

30 Shtator 2022, 15:15| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 15:18

  • Share

Vizita e presidentit të FIFA-s Gianni Infantino në Shqipëri të enjten nuk ka qenë specifike për Shqipërinë. Ndonëse u propagandua se italo-zvicerani erdhi në vendin tonë për të inauguruar zyrat e reja të FSHF-së dhe me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit në FIFA, e vërteta është ndryshe.

Infantinno ndodhet në Ballkan për të kërkuar votën për një mandat të dytë në krye të FIFA-s. Kjo shpjegon edhe arsyen e vizitës së tij ditën e sotme në Kosovë, teksa do takohet me presidentin e FFK, Agim Ademi, por edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë vizitë të Infantinno-s në Kosovë nuk mungonte as Armando Duka, kreu i FSHF-së.

Turin elektorat Infantino do e vijojë nesër në Maqedoninë e Veriut, ndërsa zgjedhjet e FIFA-s do jenë vitin e ardhshëm, ndoshta në muajin maj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?