SHBA si ndahet gjyqit të Shullazit, ndjek nga afër e monitoron gjyqet që po shtyhen radhazi

19 Tetor 2020, 10:01| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 15:07

  • Share

Një përfaqësues i Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ka ndjekur sot seancën gjyqësore kundër, Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, të cilët po gjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Mirëpo procesi që ishte parashikuar të zhvillohet sot në orën 11:00 është shtyrë për në datën 4 nëntor 2020, pasi shkak sërish është bërë mungesa e njërit prej avokatëve të të pandehurve. Në sallë për të vëzhguar këtë proces gjyqësor që prej gati dy vitesh nuk po gjen zgjidhje, ishte dhe një përfaqësues i Ambasadës Amerikane. Procesi gjyqësor po shtyhet në mënyrë të vazhdueshme, duke u kthyer në një “telenovelë” me shumë seri, ku shkak i shtyrjeve herë janë bërë avokatët mbrojtës dhe herë gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu.

Së fundi Vettingu shkarkoi nga detyra, anëtaren e trupit gjykues Etleva Temo. Por në vend të kësaj gjyqtareje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, kishte komanduar gjyqtarin Astrit Kalaja, për të formuar trupën gjykuese që ka në dorë çështjen Shullazi. Prej nëntorit 2018, procesi gjyqësor ndodhet i bllokuar në gjykatën e Posaçme të Apelit. Reforma në drejtësi nuk ka dhënë asnjë impakt për këtë proces gjyqësor, i cili për gati dy vite vijon të qëndrojë pezull, duke mos u zhvilluar asnjë seancë. Seanca e sotme është shtyrë sërish për mungesë të avokatëve mbrojtës.

Trupi gjykues e ka pasur të pamundur zhvillimin e procesit gjyqësor për këtë çështje, për shkak të mungesës së palës mbrojtëse. Në këto kushte, është vendosur shtyrja e seancës, duke planifikuar datën 4 nëntor 2020 për të zhvilluar seancën e radhës për 5 të pandehurit që akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Biznesmeni Ylvi Beqja, ka treguar në gjykatë se përmes presioneve dhe kanosjeve të vazhdueshme i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, shumën prej mbi 560 mijë euro. Por nga kjo shumë prokuroria mundi të faktojë vetëm 5 tërheqje me çek në bankë.

Shullazi ndodhet në në izolim 41 bis, dhe për këtë kanë kallëzuar penalisht ish kreyprokuroren Arta Marku dhe ish drejtuesen e krimeve te renda Donika Prela, ku sipas tyre ato kanë inicuar materialin për t'i vendosur në regjimin e rreptë te izolimit, kur ligji shprehet se këtë kërkesë e bënë vetëm SPAK, i cili asokohe nuk ekzistonte. Nga ana tjetër ata i kërkojnë gjykatës të heqë izolimin në të cilin ata ndodhen.

Ora 11:45
Shtyhet sërish gjyqi në GJKKO për Emiljano Shullazin, shkak mungesa e avokatëve!

Shtyhet sërish gjyqi në GJKKO për Emiljano Shullazin më 4 nëntor! Shkak është bërë mungesa e avokatëve. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është bërë zëvendësimi i edhe i gjyqtares Etleva Temo e cila u shkarkua nga Vettingu pak ditë më pak ditë më parë. Në vendin e saj u caktua Astrit Kalaja. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 19/10/2020 14:49

    Si telenovel u be ky gjyqi ktyre

    Përgjigju
  • Meni: 19/10/2020 13:10

    Çfar grupi i strukturuar janë këto. Këto jan djem të ndershëm. Aaa se kan mbajt naj armë pa leje, e çfar pastaj! Nëse kan bo ndonjë vrasje, nga halli e kan pasur. Nëse kan rrëmbyer e vrar bizesmenin Dato, po për lek e kan bo. Ai legeni kishte shum dhe këto ishin pa gjë. Së fundmi, ja paskan vrar dhe nja 22 persona të tjerë, po normal, i kan mërzitur çunat. Shtyjeni gjygjin dhe dilni me kohën e paraburgimit. Ju lumtë. Aa , mos harroni kur të dilni filloni sërisht qokat dhe vrasjet .

    Përgjigju
  • Daku: 19/10/2020 12:24

    Nuk behet me ai vend o Shqiptar Merr valixhen ose canten..edhe o burra ik.. Mos mbaj mendjen si laraska pas b*leve te dashit Vrit,vish,perdhuno e Behu biznesmen ose pushtetar edhe drejtesine e ke ne xhep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?