Pas shumë kohësh në vendin tonë nuk shënohet asnjë humbje jete nga COVID-19. Gjithashtu edhe situata pandemike në vend është përmirësuar ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar vetëm 87 qytetarë. Nga 1605 testime të kryera, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.
Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Mars 2022)
Raste të reja ditore 87
Të shëruar në 24 orë 212
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1605
Testime totale 1,754,760
Raste pozitive 272,337
Raste të shëruara 267,672
Raste Aktive 1182
Humbje jete 3,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 328
Fier 201
Lezhë 184
Elbasan 95
Kukës 94
Shkodër 81
Vlorë 65
Gjirokastër 38
Berat 31
Korçë 36
Durrës 25
Dibër 4