Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz

Pas skandalit u largua nga politika, zbulohet puna e re që do të bëjë ish-kancelari austriak Sebastian Kurz

26 Dhjetor 2021, 20:03| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 20:08

  • Share

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka një punë të re. Në tetor, Kurz dha dorëheqjen si kreu i qeverisë pasi hetuesit kontrolluan zyrën e tij dhe zyrën e partisë së tij OVP. Dyshimet ishin për korrupsion.

Pas dorëheqjes ai u tërhoq plotësisht nga politika. Vendimi nuk ishte i lehtë për të, tha ai në një konferencë për shtyp të mbledhur brenda një kohe të shkurtër.

“Megjithatë, ndjej mirënjohje të madhe për gjithçka që kam arritur të bëj në dhjetë vitet e fundit”, tha Kurz në atë kohë.

Tani vjen një lajm tjetër për Kurz. Siç shkruan Kronen Zeitung, ish-kancelari ka gjetur një punë të re. Sipas mediave, Kurz do të nisë punën për një kompani globale me seli në San Francisko në shkurt.

Gazeta shton se Kurz duhet të jetojë një “jetë klasike menaxheriale në rrugën SHBA-Vjenë-Gjermani-Zvicër” në periudhën e ardhshme.

Dhe, për sa i përket politikës, padyshim që është një kapitull i përfunduar për të.

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz njoftoi më 2 dhjetor se po tërhiqet nga politika, pothuajse dy muaj pasi dha dorëheqje nga posti. Kurz ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni. Njoftimi për tërheqje nga politika përmbyll karrierën spektakolare të Kurzit i cili u bë kancelar në moshën vetëm 31-vjeçare, me çka u bë kreu më i ri i ndonjë qeverie i zgjedhur në mënyrë demokratike, në vitin 2017.

Komento

Komente

  • Hako: 27/12/2021 01:13

    Cudi. Kryeminister Austrie dhe do punoje??? Pse si ka bere leket o? Ky Berrisha, apo Meta yne jane milionere. Rama eshte milardier. Cne ky mavri me boje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?