Vaksina ruse Sputnik V

Pas Sllovakisë dhe Hungarisë në BE, edhe Italia hapa konkretë drejt përdorimit të vaksinës ruse Sputnik V në luftën kundër COVID-19

22 Mars 2021, 14:00| Përditesimi: 22 Mars 2021, 14:12

  • Share

ITALI- Instituti Kombëtar i Italisë Lazzaro Spallanzani për Sëmundjet Infektive (INMI) do të nisë testet për efekshmërinë dhe sigurinë e vaksinës ruse të koronavirusit Sputnik V, tha Nicola Zingaretti, presidenti i rajonit qendror të Lazios.

Kujtojmë se në shkurt, Instituti i paraqiti një mendim pozitiv lidhur me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës ruse, Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, shefi i institutit tha se Italia do të dërgojë 2 inspektorë për të vizituar vendet e prodhimit të vaksinës ruse dhe për të parë nga afër procesin e tyre.

Në fillim të marsit, Instituti italian i Sëmundjeve Infektive së bashku me Institutin kërkimor Gamaleya me bazë në Moskë, prodhuesvë të Sputnik V, diskutuan rreth mundësisë për bashkëpunim.

Presidenti i rajonit qendror të Lazios, Zingaretti tha se provat shkencore të vaksinës ruse Sputnik V do të dalin në disa ditë, megjithatë një kontratë e mundshme do të kushtëzohet nga aprovimi i Agjencisë Evropiane të Barnave.

“Për disa ditë do të dalin provat e para shkencore lidhur me vaksinën Sputnik V, por një kontratë e mundshme do të kushtëzohet nga vendimi i EMA.”, tha Zingaretti.

Ai shtoi se këto janë lajme shumë dhe do të na mundësojnë një hap të rëndësishëm për sigurimin e më shumë vaksinave në luftën kundër COVID-19.

Sputnik V është aprovuar për përdorim në 54 vende dhe pavarësisht se ajo ende nuk është miratuar nga EMA, 2 vende evropiane Hungaria dhe Sllovakia kanë nisur vaksinimin me të.

Agjencia Evropiane e Barnave në fillim të marsit ka nisur rishikimin e vaksinës ruse.

Itali është vendi i parë në botë i cili ka lidhur në kontratë me Sputnik V, pasi përmes kompanisë farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, ajo prodhohet në vend.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?