Pas Sllovenisë edhe Kroacia ndalon importin nga Serbia, gjendet myk në kumbullat e thata

16 Shtator 2023, 15:59| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 22:25

  • Share

Kumbullat e thata nga Serbia të destinuara për tregun kroat janë ndalur në kufi për shkak se në to është gjetur myk, ka njoftuar Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF). Gjatë një kontrolli në doganë, tek kumbullat është gjetur myk, sipas raportimit të RASFF.

Në raportimin e tyre thuhet se konsumatorët janë njoftuar për këtë gjë dhe konsumimi i këtij produkti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë (14 shtator) kastravecat nga Serbia të destinuara për tregun slloven janë ndalur në kufi për shkak se në to është gjetur fungicidi metalaksil

Kujtojmë se një muaj më parë pjeshkat janë kthyer nga kufiri me Kroacinë dhe vetëm këtë vit kjo ka ndodhur tre herë. Që nga fillimi i vitit Serbia nuk ka mundur të eksportojë në Kroaci perime.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 16/09/2023 16:43

    Tani ky myk do hudhet në Shqipëri, mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?