Pas Spanjës edhe Çekia i shtohet listës së vendeve që heqin të gjithë kufizimet për udhëtarët. Përmes një postimi në rrjete sociale TIA shkruan se shqiptarët tashmë janë të lirë që të udhëtojnë drejt Çekisë. Asnjë nga qytetarët nuk ka nevojë për test dhe për vaksina sipas TIA-s, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
"Çekia. Nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju faleminderit për bashkëpunimin", thuhet në njoftimin e Tirana International Airport.
Lajmi kryesor: