Kombëtarja shqiptare në seancë stërvitore

Sport

Pas Spanjës, Shqipëria me një tjetër miqësore të planifikuar! Luajmë kundër Gjeorgjisë më 29 mars

11 Janar 2022, 12:47| Përditesimi: 11 Janar 2022, 12:48

  • Share

Marsi do të jetë një muaj i ngjeshur për kombëtaren shqiptare të futbollit. FSHF ka zyrtarizuar edhe miqësoren e dytë.

Kombëtarja do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve. Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.

Është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Evropianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?