Edhe kjo ndodhi! Selena Gomez dhe Hailey Bieber janë “pajtuar! Mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dyshja është fotografuar në mbrëmjen në Gala të Muzeut të Akademisë në LA. Ato janë parë të qeshura krah njëra tjetrës, ku të krijohej edhe përshtypja se janë shumë shoqe me njëra tjetrën.
Ky “pajtim” i tyre vjen pas intervistës së fundit të Hailey Bieber ku thoshte se “e respektonte gjithmonë Selena Gomez”, teksa ka sqaruar se ajo nuk ia “ka vjedhur” kurrë të dashurin këngëtares. Ajo tha se është lidhur me Justin Bieber, pasi ky i fundit e kishte përfunduar historinë e tij të dashurisë me Gomez.
Pas Stresit dhe Noizy-it duhet të mësohemi tashmë edhe me Selenën dhe Hailey “shoqe me njëra-tjetrën”.