Pas stuhisë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren! Veliaj apel qytetarëve: Për probleme raportoni te ‘Tirana Ime’ ose 112


26 Gusht, 21:00| Përditesimi: 26 Gusht, 21:19

  • Share

Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një reagimi në rrjete sociale apelon qytetarët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. 

“Tirana është përfshirë nga moti i keq, do të ketë reshje dhe erëra të forta. Ju lutem, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë të gatshme për çdo situatë. Për çdo problem, raportoni në aplikacionin "Tirana Ime" ose telefononi 112”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Ikën i nxehti përvëlues, Tirana e qytetet e tjera ‘pushtohen’ nga breshëri (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?