Anija kozmike duke u nisur drejt Diellit

Pas sukseseve në Hënë, India nis misionin e parë hapësinor drejt Diellit

2 Shtator 2023, 10:08| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 10:10

  • Share

Pasi shkroi historinë, duke u bërë vendi i parë që zbarkoi në polit jugor të Hënës, India ka nisur një tjetër misionin hapësinor drejt Diellit.

Anija kozmike Aditya-L1 është nisur nga Sriharikota në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe pritet të udhëtojë 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia

Agjencisë Hapësinore të Indisë do t’i duhen katër muaj për ta përshkuar atë rrugë.

“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli.

L1 është një zonë në hapësirë ​​ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin. Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pika Lagrange, ku mëton të arrijë misioni indian, është vend ky forcat gravitacionale të dy objekteve të mëdha, në këtë rast Tokës dhe Diellit e anulojnë njëra-tjetrën, duke ia mundësuar anijes kozmike qëndrimin “pezull”.

Autoritetet indiane nuk kanë treguar sa do të kushtojë misioni, mirëpo sipas disa raportimeve në shtypin indian, shifrat mund të arrijnë në 46 milionë dollarë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?