Kronikë
Top 24

Pas 'Taivan', mbyllet biznesi që frekuentohej nga "VIP-at" te Laguna Blu në Qerret

5 Gusht 2019, 12:26| Përditesimi: 5 Gusht 2019, 12:34

  • Share

Aksionit kundër informalitetit, nuk i ka shpëtuar as "Laguna Blu" një nga fshatrat turistik në Qerret, i frekuentuar nga "VIP-at".

Një nga bizneset që operon në këtë fshat është kapur me shkelje, pasi nuk lëshonte kupon tatimor për klientët e tij. Për këtë arsye ky biznes, i cili u shërbente "VIP-" si nga bota e politikës, ashtu sikurse edhe nga bota e showbizit është ndëshkuar me mbyllje të aktivitetit për 30 ditë.

Ndërkohë, po ditën e djeshme, një nga subjektet që importonte birrë është gjobitur në shifrën e 70 mln lekëve si dhe bllokuan 500 mijë litra birrë, pasi pronari nuk kishte paguar akcizën e detyrueshme për këtë produkt para se të hidhet në treg. Shiriti i është vënë edhe kompleksi "Taivan" , disa ditë më parë, për mos lëshim të kuponit tatimor.

Ministrja Denaj paralajmëroi subjektet se ky aksion do të vijojë rregullisht edhe në muajt në vijim me qëllim që t'i jepet fund informalitetit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 05/08/2019 16:41

    Mos!!!! Na e lat lulshalngjitmin pa kafe mjesi.

    Përgjigju
  • ViP: 05/08/2019 15:23

    Po ska me vipa aty, kane kohe qe kane ikur

    Përgjigju
  • Vlonjati djali lushnjarit: 05/08/2019 14:58

    Vipat e leshit, pabuksa të viteve 90

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?