Pas takimit përmbyllës elektoral që zhvilloi në Kavajë, kryesocialisti Edi Rama bëri një reagim në rrjetet sociale lidhur me atmoferën që ndjeu në këtë qytet, duke e cilësuar të ngrohtë dhe pozitive.
Gjithashtu, ai tha se procesi i shpërndarjes dhe rikthimit të zarfave me votat për 11 majin, në Greqi, është përmirësuar, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve në shtetin fqinj që të mos përtojnë për të kthyer vetë në postë, votën e plotësuar.
“Super Kavaja, faleminderit të gjithë atyre që ishin të pranishëm. Vërtetë ngrohtë, pozitive, shumë bukur, edhe një dritë e bukur, një atmosferë e bukur në atë bulevardin mesdhetar të Kavajës që është një nga gjurmët e punëve që ne bëmë për Kavajën kur Kavaja na dha besimin dhe e nxorrëm nga llumi i kënetës shumë-vjeçare. Dhe është shumë interesante, po ua thoja dhe atyre, dy janë pikat më të painvestuara, totalishte të lëna pas dore nga qeverisja e bufit: Tropoja dhe Kavaja. Kjo ka një shpjegim. Një shpjegim shumë të thjeshtë dhe shumë të hidhur, por është për një herë tjetër. Ajo që dua të shtoj është se kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt një rritjeje të zarfave të kthyer. Bëj edhe një herë thirrje që mos prisni që t’ju vijë DHL t’ju marrë zarfat por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, nuk kemi ça bëjmë tani, duhet bërë ky mundim, por është mundim shumë pakrahasishmt më i vogël se mundimet që ju keni bërë atje në atë vend për të qenë këta që jeni sot dhe ja vlen ky mundimi i zarfit për atë që do bëjmë sëbashku, që ju atje të jeni zot në vendin tuaj, që nesër do të jetë Bashkimi Europian, vendi ynë i përbashkët i të gjithëve. Shqipëria është atdheu ynë, do të mbetet gjithmonë atdheu ynë, por vendi ynë do të jetë i gjithë Bashkimi Europian. Së shpejti në Elbasan”,-tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama në Kavajë: Hysenin e primareve ua hëngri bufi! Për çerek shekulli e votuat symbyllur, s'bëri asnjë investim këtu! Na jepni 5 më 11 maj dhe do t'ua kthejmë 5-fish në 1 mandat
K.M/E.H/ReportTv.al
