Recep Tayyip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis

Pas takimit privat dy liderët japin deklaratat e përbashkëta! Mitsotakis: Nuk jemi dakord për çështjen e Qipros, dialogu duhet të rifillojë nga ku e la në 2017

7 Dhjetor 2023, 13:05
  • Share

1701950727_mit.jpg

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan, po japin tashmë deklarata të përbashkëta pas takimit privat. 

Duke përshkruar kontekstin e sfidave në rajon, Mitsotakis theksoi se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që muajt e fundit të dy vendet po ecin në një rrugë më të qetë. Të dy vendet duhet të jetojnë në paqe, të diskutojnë me ndershmëri dallimet e tyre dhe të gjejnë zgjidhje”. 

Duke kujtuar hapat e ndërmarrë që nga takimi i dy liderëve në Vilnius, Mitsotakis foli edhe për një klimë produktive.

 “Takohemi për të tretën herë në gjashtë muajt e fundit”, duke kujtuar hapat që janë bërë në nivelin e tregtisë, arsimit, marrëdhënieve ekonomike, raportojnë mediat greke.

Kyriakos Mitsotakis tha gjithashu: “Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe. Të artikulojnë dallimet e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje. Dhe nëse këto nuk kalohen, nuk duhet të prodhojnë tensione dhe kriza. Në këtë drejtim, ne ramë dakord të kapim fillin dhe të kërkojmë mënyra bashkëpunimi. Udhërrëfyesi që kemi miratuar përfshin tre nivele, dialogun politik, agjendën pozitive dhe memorandumin e mirëkuptimit. Ne vetë jemi këtu për herë të tretë në gjashtë muaj. Sot në Këshillin e Lartë po vlerësojmë sërish përpjekjet tona të përbashkëta, të cilat sollën marrëveshje të përmirësuara në shumë nivele”.

Në lidhje me çështjen e Qipros, Kyriakos Mitsotakis tha, se “ne gjithashtu nuk pajtohemi për çështjen e Qipros. Për ne e them qartë, për ne nuk ka zgjidhje tjetër përveç zbatimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu duhet të rifillojë nga ku e la në vitin 2017. Vetëm përmes tij mund të ketë përparim thelbësor”.


Lajmi kryesor:

'Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe', Erdogan e Mitsotakis takim kokë më kokë në Athinë! S'gjejnë dakordësi për Qipron: Dialogu të rifillojë aty ku u la në 2017


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?