Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë do të zgjerohen për të përfshirë importet e aluminit dhe dhjetëra anije që eksportojnë fshehurazi naftë ruse nën një kufi çmimi të vendosur nga aleatët perëndimorë.
Miratimi i kësaj pakete ka një rëndësi të veçantë, mes frikës në Bruksel se Donald Trump do të përpiqet të heqë sanksionet amerikane ndaj Rusisë si pjesë e përpjekjeve të tij për të arritur një marrëveshje paqeje.
Paketa e re, e 16-ta që nga pushtimi në shkallë të gjerë në vitin 2022, përfshin një ndalim të importeve të aluminit rus në BE, i cili, sipas zyrtarëve të BE-së, gjeneron të ardhura të konsiderueshme për Rusinë. Gjithashtu, 73 anije që besohet se po anashkalojnë kufirin e çmimit të naftës do të ndalohen nga portet e BE-së, edhe pse kjo nuk mbulon të gjithë flotën e cisternave të vjetruara që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet', sipas mediave të huaja.
Në total, 48 persona dhe 35 subjekte do të përballen me ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi, megjithëse emrat e tyre nuk janë zbuluar ende. BE-ja gjithashtu do të heqë licencat e transmetimit për 8 media ruse dhe do të përjashtojë 13 banka nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Sëift.
Komente
