Zvicra po përballet me një rritje të presionit politik mbi qeverinë për të rishikuar marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga kompania amerikane Lockheed Martin.
Vlera e kontratës arrin deri në 9,1 miliardë dollarë. Ky shqetësim nisi pas vendosjes së një takse prej 39% mbi produktet zvicerane nga Presidenti amerikan Donald Trump, të cilat hynë në fuqi ditën e sotme.
Mjaft politikanë të partive të ndryshme në Zvicër kanë shprehur shqetësimin e tyre se një marrëveshje e tillë është e papajtueshme me një shtet që po aplikon tarifa të tilla.
Deputeti Baltasar Glettli, i Partisë Ekologjiste, dhe bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate, Cedric Ëermuth, kanë kërkuar tërheqjen e kontratës përmes një referendumi, duke i bërë thirrje popullit të mbajë qëndrim kundër kësaj marrëveshjeje.
Po ashtu, përfaqësues të partive liberale, si deputeti Hans-Peter Portmann, kanë kërkuar nga qeveria të rishikojë kontratën dhe të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të saj, duke propozuar një rritje të bashkëpunimit mbrojtës me shtetet e Bashkimit Europian.
Ky debat ka shkaktuar një valë të madhe diskutimesh dhe pasiguri mbi të ardhmen e marrëdhënieve tregtare dhe mbrojtëse të Zvicrës me SHBA-në dhe Europën.
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi tarifat doganore të Trump ndaj më shumë se 90 vendeve
V.GJ /ReportTv.al