Kronikë

Pas të nxehtit afrikan, Shqipërinë e 'pushton' 'Liqeni i Ftohtë', shira në të gjithë territorin! Braktisen plazhet

18 Korrik 2021, 13:50| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 14:37

  • Share

Pas javësh të tëra të 'nxehti afrikan', në Shqipëri ka mbërritur 'Liqeni i ftohtë', fenomeni që ka kaluar nëpër të gjithë Europën dhe që shkaktoi edhe përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.

Masat e ftohta të ajrit ka mbërritur në rajonin tonë dhe kanë krijuar paqëndrueshmëri të fortë. I gjithë vendi sot është përfshirë nga reshje shiu të dendura në disa zona. 

Në Lushnjë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë deri më tani janë raportuar reshje, por që fatmirësisht nuk kanë krijuar probleme. 

Reshjet pritet të mbeten në nivele normale dhe sinoptikanët parashikojnë se që nuk ekziston mundësia e krijimit të ndonjë situate si ato në Europën perëndimore.

Çfarë është "Liqeni i ftohtë"?!

Është një zonë e gjerë e presionit të ulët me temperatura të ulëta.  Nëse qarkullimi i ajrit nuk ndryshon ndjeshëm, ai mund të mbetet i palëvizshëm në një zonë për disa ditë. Kjo rezulton në devijimin e temperaturës nga normale për nivelet e sezonit në shtresat e ulëta të atmosferës. Në shtresat e sipërme të atmosferës, temperatura mund të arrijë -20 gradë.  Diferenca e temperaturës nga shtresat e sipërme në ato të poshtme, energjizon atmosferën dhe për këtë arsye kemi këto stuhi ekstreme dhe stuhi të forta breshëri që na shqetësojnë.

 

 

Ora 14:26
Pushuesve në Vlorë i prishen pushimet, shiu i kthen në shtëpi

Moti i keq iu ka prishur pushimet edhe pushuesve në Vlorë të cilët kanë braktisur plazhin për tu kthyer në shtëpi. Kjo ditë korriku është kthyer në një ditë jo të zakonshme pasi 'Liqeni i Ftohtë' ka goditur pothuajse të gjithë bregdetin shqiptar. Por, gjithsesi nuk ka pasur asnjë situatë problematike në vend pavarësisht motit të keq.

Ora 14:04
Pushuesit largohen nga plazhi Shëngjinit për shkak të motit të keq, krijohet trafik në aksin Balldre-Milot

 

Rajoni i Lezhës është përfshirë gjithashtu nga reshje shiu e për pasojë që prej mëngjesit në bregdetin e Shëngjinit nuk ka pasur pushues. Pushuesit që lahen në det janë shumë të paktë e ndërsa shumica e shezlongëve janë të mbyllur.

Report Tv sjell pamje nga largimi i pushuesve ku për pasojë është krijuar trafik në rrugën e Shëngjin dhe aksin Balldre. Efektivë të Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes së makinave

 

Ora 11:32
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojës, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët (VIDEOLAJM)

VELIPOJË- Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur  'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.

Edhe përse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo e dielë është kthyer në një ditë jo të zakonshme korriku pasi janë të paktë pushuesit që mund të shihen në bregdet e ndërsa shumica e tyre kanë vendosur të largohen.

1626601322_Sequence03.00021811.Still022.jpg

1626601330_Sequence03.00010402.Still020.jpg

1626601339_Sequence03.00002001.Still019.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?