TIRANË - Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përsëritjes së përmbytjeve nisur edhe nga dështimi i zbatimit të disa projekteve për të mbajtur nën kontrollor lumenjtë dhe përrenjtë gjatë shirave të dimrit. Gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile për vitin 2020 në Komisionin e Sigurisë, ku i pranishëm ishte edhe drejtori Haki Çako, deputeti Luan Harusha është shprehur se punimet për ngritjes së bajpasit për mbrojtjen e Shkodrës nga përmbytjet kanë nisur në vitin 2011 dhe ende nuk kanë përfunduar.
Sipas deputetit Harusha, ky projekt jo vetëm nuk e mbron Shkodrën, por e rrezikon më shumë nga përmbytjet. Nga ana tjetër, drejtori i i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetit, ka theksuar se është hartuar një plan masa si dhe janë bërë një sërë investimesh që lidhen me parandalimin e përmbytjeve, ndërsa pranoi problematikën në zbatimin e projektit për mbrojtjen e Shkodrës.
Ndërkaq, deputeti i Cërrikut Luan Duzha ka pohuar se ka 30 mbi 30 vite që nuk vihet dorë në pritat e përrenjve malorë, të cilët kanë një rol vendimtar në përmbytjen e zonave fushore. Ai tha se pritet e përroit të Selitës janë të degraduara, duke shtuat se në rast të reshjeve të dendura, ky përrua do të shkaktojë dëme.
Haki Çako u shpreh se ligji i ri “Për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile” adreson disa detyrime për të gjitha institucionet, si bashkitë dhe institucionet qendrore, duke nënkuptuar se masat kundër përmbytjeve nuk i takojnë vetëm institucionit që ai drejton.
Ca ke mjedhe do korresh leto. Keto jan punen e bukra si jan ba ne shqipnin
Përgjigju