Udhëheqësit botërorë janë zgjuar me lajmet e tërmetit në Marok këtë mëngjes, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte "i shkatërruar" nga lajmet e tërmetit në Marok dhe shtoi se vendi i tij ishte i gatshëm t’i ndihmojë duke dhënë ndihmën e parë.
Në një deklaratë nga Kremlini, Presidenti Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij, duke thënë se Rusia ndante "dhimbjen dhe zinë e popullit mik maroken".
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shkroi në X, ish-Twitter: "Gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time për popullin e Marokut në vazhdën e këtij tërmeti të tmerrshëm”.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për popullin maroken, duke shtuar se vendi i tij – Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm në fillim të këtij viti - ishte gati të ofronte mbështetje.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu solidaritetin e tij me Marokun, duke i dërguar "ngushëllimet më të thella Marokut”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, "ka dhënë udhëzime për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për popullin maroken", sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.
Dhe Bashkimi Afrikan shprehu "dhimbjen e tij të madhe" për "pasojat tragjike" të tërmetit.
Lajmi kryesor:
VIDEO+FOTO/ Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë në Marok, shkon në mbi 1300 numri i viktimave! Shteti shpall 3 ditë zie kombëtare
S.S/ReportTv.al