Politikë

Pas Thaçit, në Tiranë Kurti e Limaj, takim me Ramën: Taksa 5 euro në Rrugën e Kombit, e lartë

4 Prill 2018, 14:45| Përditesimi: 4 Prill 2018, 20:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, dhe atë të ‘Nismës’, Fatmir Limaj. Rama është takuar me zyrtarët kosovarë në një lokal në Tiranë, vetëm një ditë pasi kryeministri shqiptar priti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Temë diskutimi mes Ramës e Kurtit ka qenë dhe taksa 5 euro në Rrugën e Kombit. Kurti ka deklaruar se kjo taksë është shumë e lartë, pasi sipas tij, kosovarët janë të varfër.

“Taksa 5 euro për Rrugën e Kombit është shumë e lartë. Kosovarët janë të varfër. Të vetmin det kanë këtë të Shqipërisë. Ja kam thënë edhe kryeministrit këtë gjë”, ka thënë Albin Kurti.

Lidhur me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, Kurti ka fajësuar qeverinë kosovare, duke thënë se dështoi.

“Për dëbimin e shtetasve turk është faji i qeverisë dhe jo i Erdogan. Qeveria ka dështuar. Institucionet e Kosovës e kanë trajtuar me shkelje situatën. Nuk ka pasur transparencë se çfarë ndodhi me 6 shtetasit që u dëbuan pa gjyq”, shtoi Kurti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?