BJELLORUSI- Një lëvizje të minutave të fundit në radhët e pushtetit në Minks, është parë si një tërheqje nga ana e presidentit Lukashenko. Në mënyrë krejt të papritur, zv.kryetarja e Parlamentit, 22-vjeçarja Maria Vasilevich e shoqëruar nga disa deputetë të partisë në pushtet ka vizituar të plagosurit opozitarë nëpër spitale. Ajo është shprehur se nuk ka pasur autorizimin për ta bërë këtë gjë, megjithatë e ka ndjerë për t'iu kërkuar falje njerëzve.
“Është e vështirë të kuptosh që në vendin tonë njerëzit mund të pësojnë lëndime të tilla në rrugë në kohë paqeje. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë më. Si një zyrtare qeveritare edhe pse unë nuk kisha autorizim ta bëj këtë, u kërkova falje njerëzve për dëmtimet që u janë shkaktuar. Njerëzisht ndihem shumë, shumë keq”, mësohet të ketë thënë ajo.
Kjo lëvizje, vjen pas përpjekjeve të ndërkombëtareve, me në krye OSBE-në e drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të ulur palët në dialog. Edhe pse Lukashenko nuk ka kthyer një përgjigje për takimin e inicuar nga Rama, duket se presidenti i Bjellorusisë po bën një hap prapa-kthehu.
Kush është Maria Vasilevich? Në nëntor të vitit të kaluar, në zgjedhjet parlamentare një nga mandatet si deputete përfundoi në duart e ish-missit, edhe pse pa ndonjë përvojë politike. Presidenti 65-vjeçar i Bjellorusisë dyshohet se ka një lidhje jashtëmartesore me të.
Mire do ishe te kishim edhe ne nje kryetare parlamenti 22 vjece dhe z Ruci te merret Me organizimin e PS
PërgjigjuAsnje terheqje nuk ka ketu,drejtesia ka kercenuar me ndjekje penale opoziten ,nje organizator protestash u arrestua,akti I kesaj vajzes eshte I vetemarre,kurse Lukashenko hesht.Asnje dictator nuk heq dore vet dhe nuk ndryshon nga metodat e veta.
Përgjigju