Shteti amerikan i Misisipit mund të përballet me një mot të ashpër pas tornadove që u morën jetën 26 personave. Mediat raportojnë se mijëra njerëz janë zhvendosur pas tornadove që shpërthyen në Misisipi dhe Alabama fundjavën që lamë pas.
Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur burime federale për të ndihmuar me shpëtimin dhe reagimin në disa nga qytetet më të goditura. Në pamjet e publikuara nga mediat dhe rrjetet sociale duken pemët që janë shkulur, kamionët të përmbysur dhe linjat e energjisë të rrëzuara nga furia goditëse e e tornados, i klasifikuar nga ekspertët si “i dhunshëm”.
Personat e prekur nga fatkeqësia natyrore u shfaqën gjithashtu duke ecur të tronditur dhe trullosur duke ecur përmes shkatërrimeve të lëna nga tornadoja.
Ndërkaq vullnetarë të shumtë të mbërritur nga Arkansas, Luiziana dhe Tenesi fqinjë, janë angazhuar në operacionin e pastrimit. Por shkatërrimi është aq i madh sa grupet e angazhuara në terren e kanë të vështirë nga t’ia nisin. Ekuipazhet po punojnë për të hequr pemët e thyera që kanë bllokuar dhe rrëzuan linjat e energjisë elektrike, duke lënë me mijëra njerëz pa energji që nga e premtja.
Strukturat shetëtrore kanë ngritur stacione jashtë disa prej ndërtesave të pakta që ende janë pjesërisht në këmbë, ku njerëzit mund të marrin ujë dhe ushqim.