Mjetet lunduruese të bllokuara në bregdetin e Vlorës nuk janë rikthyer në det. Këtë të dielë në vëzhgimin e Report Tv vërehet se në det nuk ka asnjë mjet motorik të dalë në det të hapur.
Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det.
Lajmi kryesor:
Pas tragjedisë në Himarë, asnjë mjet lundrues në det, vijon verifikimi! Pronarët në Velipojë: Na kanë bllokuar punën, i kemi me leje
SI.E./KT/ReportTv.al