Pas tragjedisë së Potamit, drejtuesit e motorëve të ujit në Pogradec ‘nuk binden'! Mini skafet shumë pranë pushuesve! Asnjë reflektim nga autoritetet

4 Gusht 2022, 15:30| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 17:46

  • Share

POGRADEC- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në plazhin Potam të Himarës, Report Tv ka kryer disa vëzhgime në bregdetin e vendit, ku nuk u vërejt asnjë jet ki duke lëvizur me shpejtësi pranë bregut. Por, ajo ç’ka u konstatua lehtë ishte prania e një stacioni ku jepen jet ski me qira në mes të plazhit të Ksamilit ku notuan pushuesit.

Fenomeni i mjeteve lundruese pranë stacionit të plazheve është prezent dhe në qytetin e Pogradecit.

Pushteti vendor në këtë qytet ka përcaktuar vendin e ankorimit të motorëve të ujit dhe mini skafeve shumë pranë zonave ku ka prani të pushuesve të grup moshave të ndryshme. Pas incidentit të ndodhur në plazhin e Potamit, sërish duket se nuk ka reflektim nga autoritetet e Pogradecit për të larguar këto mjete ujore nga zona ku momentalisht qëndrojnë.

Report Tv kreu vëzhgim dhe ne vijën bregdetare Vlorë-Orikum, ku ndodhen 4 stacione të licencuara nga bashkia e Vlorës për qëndrimin e mjeteve lundruese. Janë përcaktuar 10 korridore për hyrje-daljet në breg, por pjesa më e madhe e operatorëve turistike si dhe individë funksionojnë jashtë këtyre korridoreve. U vu re qartë mungesa e kufizimeve me bova dhe litarë në disa plazhe private.

Ngjarja tragjike vuri në lëvizje policinë kufitare. Gjatë xhirimeve të Report TV, në Shëngjin dhe Radhimë u konstatua bllokimi i disa motorëve të ujit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • turisti: 05/08/2022 00:53

    NE VEPROJME ME BREGDETIN ME NDERTIMET SHUME AFER DETIT---DHE ME SHERBIMIN E CUNGET,, DHE ME JETEN E NJEREZVE SI TALEBANE,,,ASNJE NDRYSHIM NUK KEMI ME ATA,,,,EDHE EUROPA BEN GABIM QE NA HAP BISEDIMET,,,,NE JEMI SI KAFSHE DHE SI KAFSHE SILLEMI DHE NE BREGDET,,,SHKONI NE ITALI,,GREQI,,MAL TE ZI ,,KROACI ,,,SESI SILLEN NJEREZIT DHE KRAHASOJENI ME SJELLJET NE SHQIPERI,,,,...PA PERMENDUR RREGULLIN DHE URBANISTIKEN E BUKUR TE NDERTESAVE ATJE.....

    Përgjigju
  • Anonim: 04/08/2022 17:14

    TANI JU PUNONI PER DALI KARAXHICIN DHE ILIR MILLOSHEVICIN POR NUK KA ASNJE SKAF INJORANT SE NE POGRADEC JEMI.

    Përgjigju
    • Ilir: 04/08/2022 18:35

      @Amonim, fiki dritat e gjata o tu mbylltè, se na qorrove. Kaq dhjaks je more i uruar saqè edhe emrin tènd e zgjedh Anonim. Nèse èshtè e vèrtetè kjo qè thua, dil me emrin tènd dhe deklaro atè qè gjoja paske parè. Kèshtu si e bèn ti,,duket sikur tè paska ardhur veza aty poshtè.

  • franci: 04/08/2022 16:42

    Shikoni se cfar thote ky "SULA" eshte nga ata qe ha pula. O shpellar Edi Rama eshte nga ata qe as nje pule nuk ther e jo njerez. Ti e ngateron me Sali non graten dhe me Like spiunin se si shpellare qe je aq kupton o derr maloku.

    Përgjigju
  • Rëmpalla: 04/08/2022 16:01

    O Ed palla a ke sy në ball o pall po a je shtet ti pse si mer zvar kta zvaranik o bëj punēn o hik.

    Përgjigju
  • sula: 04/08/2022 15:59

    shteti ka rene,,,,,te ngrihemi sa me pare te rrezojme kete hajdut e vrases nga pushteti.....

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 05/08/2022 02:25

      O Sume. Dakort e hodhem poshte qeverine me luftetar te forte si Suma jote por kush do e drejtoj vendin me pas? Muli,Pamela apo ai qe edhe vorri ju harroft.

    • zpa: 04/08/2022 20:18

      Ngrihu shpellar se ne krye te protestes ke vrasesisn e femijve te Gerdecit dhe fuksin e sigurimit te shtetit.

    • Llesh: 04/08/2022 18:19

      O sulle o Pall po' pse mor toc me lufte gjithmone ju shpellaret,,,o rrace muti si gjithmone me arkivole ne krah mbetet

  • Shqiptari: 04/08/2022 15:52

    Ka faj edhe populli shqiptar i deleruar (dele) e i nderuar se edhe pse aty eshte tabela prap bejne plazh prane varkave. Eshte e njeita gje si ne qarkullimin rrugor qe ka faj shoferi po ka faje edhe kembesori . KJO KA TE BEJE ME NIVELIN E SHOQERISE SHQIPTARO-BANGLADESHASE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?