Futbollistët e Partizanit duke festuar

Sport

Pas trajnerit Partizani zyrtarizohen afrimet e para, të kuqtë përforcohen nga krahët

17 Qershor 2019, 14:53| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 14:57

  • Share

Pas Franco Lerda-s, trajnerit të zyrtarizuar sot si pjesë e Partizanit, klubi i kuq ka njoftuar edhe afrimet e para në skuadër. Nëpërmjet faqes zyrtare kampionët në fuqi të Superligës kanë bërë me dije sa kanë arritur akordin me dy futbollistë.

I pari është futbollisti brazilian Ëilliam Cordero. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe vjen nga ekipi i Kukësit. Me Partizanin 25-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër, ndërsa përveçse në mbrojtje braziliani mund të përshtatet shumë mirë edhe në mesfushë.

Blerja tjetër është një njohje e vjetër për Partizanin. Bëhet fjalë për futbollistin Esin Hakaj, i cili ka qenë pjesë e të kuqve edhe në sezonin 2016-2017. 22-vjeçari në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Teutës, me të cilët është aktivizuar si titullar fiks.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?