Foto nga ndeshja Shqipëri-Serbi

Sport

Pas trajnerit serb, edhe Djokovic nxjerr blof mediat e Beogradit për sfidën në Tiranë: Urime ekipeve për sjelljen

9 Qershor, 12:27| Përditesimi: 9 Qershor, 14:06

  • Share

Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.

Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.

Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.

“Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kola: 10/06/2025 04:36

    NE TE SHQIPERISE NUK URREJME ASKEND....GREQINE E URREJME SE NA KA VRARE NJEREZIT KOT..DHE PERZENE NE SHQIPERI...I KA MARRE TOKAT- SHTEPITE CAMEVE....SERBIA TE NDYSHOJE QENDRIMIN NDAJ SHQIPTAREVE...NUK I KEMI VRARE..ATA KANE ARDHUR NE SHQIPERI DHE NA KANE VRARE KOT PA I PATUR ASNJE BORXH.....NE NE SHQIPERI JEMI PAQESORE DHE DUAM TE JETOJME NE PAQE E MIREKUPTIM ME FQINJET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?